Shqipëria U21 e mbyll pjesën e parë me dy gola të pësuar ndaj Sllovenisë

Ekipi i shpresave tona është duke humbur në pjesën e parë me rezultatin 2-0 ndaj Sllovenisë.

Pjesa e parë startoi me shumë pozitivitet ku në minutën e 3’ fituam një penallti por Muçi gaboi duke nxjerrë topin jashtë. Për vetëm pas 4 minutash Sllovenia gjeti golin e avantazhit me anë të Bosilj në minutën e 7-të.

Më pas vendasit dyfishojnë rezultatin e pjesës së parë në minutën e 24’ me anë të Matko. Kombëtarja jonë U21 nuk është dukur shumë e gjallë në pjesën e parë pasi sllovenët kanë zotëruar fushën në pjesën e parë./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.11.2021 18:53