Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 119 raste të reja me Covid-19 dhe 3 vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se deri më tani janë bërë gjithsej 1,576.424 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është 223,330, numri i pacientëve të shëruar është 210,732, numri i të ndjerëve është 7,907. Ndërsa numri i rasteve aktive është 4,691