10 vite rresht, 10 tituj kampion. Vllaznia është padyshim mbretëresha e futbollit të femrave në Shqipëri.
Vajzat shkodrane, siguruan titullin e 10-të kampion këtë sezon, teksa në ndeshjen e fundit, munden Tiranën rivale me rezultatin 3-0. Golat e Doçit, Gjergjit dhe Berishës i dhanë fitoren Vllaznisë e cila me titullin e këtij viti vendos yllin në fanellë.
Pas ëndrrës së bërë realitet, duke u kualifikuar në grupet e Champions League sezonin e kaluar, për vajzat titulli i 10-të radhazi është një objektiv të cilin nuk e kishin imagjinuar./Albeu.com