1 ton “mall” drejt Italisë, Gjykata e Vlorës merr vendimin për 3 skafistët

Foto ilustruese

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tre skafistët që u kapën me 1 ton kanabis.

Mbi ta rëndon akuza e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe mjeteve lundruese.

Kujtojmë se 3 skafistët u arrestuan në kuadër të operacionit “The Eye”, 2 ditë më parë më 8 gusht.

Operacioni “The Eye” u zhvillua nga Guardia di Finanza në bashkëpunim me Policinë e Vlorës në ujërat e Detit Jon.

Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi janë 3 skafistët e arrestuar nga Policia e Vlorës.

Në vendin e quajtur “Gjiri i Arushës” u sekuestrua 992 kg marijuanë. Nëse droga do të hidhej në treg do të arrinte vlerën e 10 milionë eurove.

Droga ishte ndarë në blloqe dhe çanta të ndryshme. Nga ky operacion u sekuestruan 3 skafet me të cilat dyshohet se lënda narkotike është transportuar deri në thellësi të detit Jon ku është dorëzuar në anijen velierë në ujerat Santa Maria di Leuca ne Lecce.

Operacioni antidrogë nisi mbrëmjen e 7 gushti në brigjet e Santa Maria di Leuca , kur një helikopter i Guardia di Finanza, i cili kreu fluturimin për llogari të Frontex (Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare) vuri re tre persona  në detin Jon të cilët shkarkonin pakot në një varkë me vela.

Ndërsa anija me vela, në të cilën ndodheshin dy shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii, 43 dhe 62 vjeç, u ndalua nga mjetet e policisë financiare të Galipolit, tre shqiptarët, drejtuesit e tre varkave me të cilën u transportua droga u bllokuan dhe ndaluan nga autoritete lokale./albeu.com/