Zemaj: Pranimi i politikës së presionit dëmton si LDK-në, ashtu edhe Kosovën

Pas përfundimit të zhvillimeve të tensionuara mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të LVV-së në ndërtesën e Kuvendit, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, reagoi me një postim në Facebook.

Të lidhura

None found

Edhe pse nuk iu referua drejtpërdrejt ngjarjeve të sotme, Zemaj deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje po e shkakton qëllimisht bllokadën institucionale.

Sipas tij, bllokimi i qëllimshëm nga VV-ja prodhon tensione, e dëmton më tej imazhin tashmë të brishtë të Kosovës dhe e thellon ndarjen brenda shoqërisë.

Zemaj vlerësoi se Kosovës nuk i nevojitet një mendësi e tillë e vjetruar. Ai theksoi se shumica e ka për detyrë ta thërrasë seancën dhe të krijojë hapësirë për formimin e institucioneve të reja, duke respektuar Kushtetutën dhe vullnetin politik të qytetarëve.

Deputeti i LDK-së shtoi se marrëveshjet politike nuk mund të arrihen nëpërmjet bllokadës, trysnisë apo përpjekjeve për nënshtrimin e të tjerëve, pasi demokracia mbështetet te dialogu, përgjegjësia dhe respekti i ndërsjellë.

Në përfundim, Armend Zemaj theksoi se ata që zgjedhin të heshtin dhe ta pranojnë këtë mënyrë të të bërit politikë nuk veprojnë në të mirë të LDK-së dhe, aq më pak, të Kosovës.

Përveç Zemajt, reagim pati edhe bashkëpartiaku i tij, Arben Gashi.


Shtuar 12.08.2026 15:02

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomacerbet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİcasibomHoliganbetJojobet