Zbulohen në Kalludër eshtrat e tre personave, dyshohet se janë viktima të luftës

Njësitë kompetente të Policisë së Kosovës kanë zbuluar mbetje eshtërore të tre individëve në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, gjatë hetimeve që lidhen me një rast të trajtuar si krim lufte kundër popullatës civile.

Të lidhura

None found

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se gjetja ka ndodhur të premten, ndërsa pas vlerësimit fillestar nga eksperti mjeko-ligjor është konfirmuar se bëhet fjalë për mbetje me prejardhje njerëzore dhe me vlerë për forensikën.

Autoritetet kanë shprehur dyshimin se eshtrat mund t’i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

“Fsh. Kalludër, Zubin Potok / 19.04.1999 – NN. Me datën 14.08.2026 njësitë përkatëse policore kanë gjetur mbetjet eshtërore të tre (3) individëve, të cilat sipas ekspertit mjeko-ligjor janë me prejardhje njerëzore dhe janë me interes forenzik. Mbetjet eshtërore dyshohet që janë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.


Shtuar 15.08.2026 09:34

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomhepbet girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom