Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, bëri të ditur se Kuvendi pritet të votojë nesër deklaratat e PDK-së dhe VV-së lidhur me çështjen e Hagës.
Të lidhura
None found
Sipas saj, procedimi i këtyre deklaratave po zhvillohet në të njëjtën kohë me protestat, të cilat përmbajnë disa kërkesa që nuk janë përfshirë në dokumentet që mund të dalin për votim.
Ymeri theksoi se deri tani nuk është zhvilluar asnjë diskutim me protestuesit për të shqyrtuar se çfarë masash mund të ndërmarrë Kuvendi përpara se dy qëndrimet të përfshihen në rendin e ditës.
Ajo u ka bërë thirrje përfaqësuesve të protestës që të takohen në Kuvend nesër, nga ora 08:00 deri në 10:00, para nisjes së seancës në orën 11:00.
Ymeri ka publikuar gjithashtu njërën prej deklaratave të hartuara nga PDK-ja dhe VV-ja.
