Vetëvendosja nuk tërhiqet, Gashi i prerë: Nuk pranojmë shantazhe

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka tërhequr nga Kuvendi propozimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje që është edhe një nga kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të marrë pjesë në seancën për votimin e presidentit.

Megjithatë Lëvizja Vetëvendosje tashmë po ia kërkon LDK’së 15 nënshkrimet e deputetëve të vetë, si kusht për tërheqjen e Ligjit për Zgjedhjet nga Kuvendi shkruan ekspress.

Ka qenë shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, e cila ia ka kumtuar një kërkesë të tillë Arben Gashit të LDK’së.

Kusari-Lila i ka thënë Gashit që VV e heq Ligjin për Zgjedhje nëse LDK ia sjell 15 nënshkrimet ku garantohet se do të marrin pjesë në seancën për presidentin.

Ndaj kësaj kërkese ka qenë i prerë Arben Gashi, i cili i ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pranon shantazhe.

Gashi pas kësaj deklarate, ka lëshuar edhe mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ,dhe ka thënë se LDK s’merr pjesë në seancë meqë Vetëvendosje ende nuk e ka tërhequr Ligjin nga Kuvendi.

Për tërheqjen e Ligjit nga Kuvendit, propozuesit e seancës së jashtëzakonshme duhet që zyrtarisht t’i dërgojnë letër Kryesisë së Kuvendit.

 

 


Shtuar 3.04.2021 16:43