Videoklipi më i fundit i Ledri Vulës, “Don Mo” po rezulton një sukes dhe arriti një million shikime Brenda 24 orëve.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen dhe mori një lum komentesh ishte protagonistja në klipin e tij, Morena Taraku. Morena u shfaq shumë seksi dhe provokuese në videoklip dhe afrimiteti me Ledrin, gjithmonë në kuadër të projektit muzikorë solli shumë polemika.
Instagrami i Sarës, partneres së reperit në jetën reale, u mbush menjëherë me pyetje dhe komente për Morenën dhe ajo është përgjigjur vetëm së fundmi.
Në një bisedë me ndjekësit dikuesh e pyeti se si i ka marrdhëniet me Morenën dhe Sara u përgjigj: Super raport.
Të njëjtën foto e ka shpërndarë edhe Morena e cila e ka shoqëruar me zemër dhe shumë dashuri.
Duket se Sara nuk i bëhet aspak pengesë Ledrit për projektet e tij muzikore dhe është goxha tolerante. Kujtojmë se Sara dhe Ledri janë bërë prej muajsh prindër të vogëlushes, Poem Blue/albeu.com/