Bardh Spahia pas anulimit të konferencës së Ramës: Shfaqja politike përfundoi, vendi ka nevojë për dorëheqje

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të anuluar konferencën e jashtëzakonshme për shtyp.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia shprehet se ajo që e cilëson si “teatri i Ramës” ka përfunduar dhe se përgjegjësit e vetëm që i mbetet kryeministrit është dorëheqja.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij, deputeti demokrat thekson se Rama, sipas tij, përpiqet të distancohet nga përgjegjësitë për tenderët, aferat dhe bashkëpunëtorët që janë përballë drejtësisë.

“Edhe një herë u shfaq e njëjta skenë e pështirë: del para kamerave dhe deklaron me arrogancë se nuk mban përgjegjësi për askënd. Ndërkohë, çdo tender, çdo aferë dhe çdo bashkëpunëtor i përfshirë në krim mban vulën dhe bekimin e këtij pushteti.

Si mund të drejtosh një regjim ku gjysma e kupolës politike ndodhet përpara drejtësisë ose në burg dhe njëkohësisht të sillesh sikur nuk ke lidhje me asgjë? Kur shpërndahen paratë dhe koncesionet, meritat i atribuohen ‘liderit suprem’, ndërsa kur vendosen prangat, përgjegjësia shndërrohet menjëherë në individuale. Kjo nuk është qeverisje, por pafytyrësi politike.

Asnjë fjalim patetik, lojë me fjalët apo konferencë propagandistike nuk mund ta fshehë më degradimin e kësaj piramide.

Periudha e justifikimeve ka mbaruar. I vetmi veprim që mund t’i shërbejë vendit dhe të hapë rrugën për drejtësi të vërtetë është dorëheqja e menjëhershme.

Mjaft më me shfaqje dhe përralla. Ka ardhur koha e llogaridhënies”, shkruan Bardh Spahia.


Shtuar më 27.09.2026 16:58

sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom