U martua me invalidin e luftës, historia emocionuese e moderatores shqiptare (FOTO LAJM)

Alketa Gashi është një nga gazetaret dhe moderatoret më të dashura në Kosovë. Alketa përpos televizionit, është edhe pjesë e botës së letërsisë dhe një shkrimtare e suksesshme, e ka botuar disa libra.

Ajo ishte e ftuar në “Shqipëria Live” ku foli për karrierën, familjen, dhe për shumë gjëra interesante.

Të lidhura

None found

Ajo që mori vëmendjen e të gjithve ishte historia e saj e dashurisë me bashkëshortin, i cili quhet Faik Fazliut, ish-kryetari i OVL e UÇK-së.

Historia e tyre është tejet e veçantë pasi Faiku ka mbetur invalid nga lufta e Kosovës por kjo nuk e pengoi aspak t’i vidhte zemrën Alketës. Duke folur për historinë e tyre, gazetarja rrëfeu:

“Më tha që unë jam ky. Dhe i thashë: “Pikërisht pse je ky dhe ke bërë diçka për lirinë e Kosovës që e kemi pritur me shekuj, unë jo vetëm e përqafoj këtë por jam pjesë e kësaj krenarie dhe dua të jem përjetësisht pjesë e asaj krenarie.’”

E pyetur nëse ka qenë ndonjëherë në mëdyshje, moderatorja u përgjigj:

“Në momentin që e kam parë jo vetëm mëdyshje s’kisha por u shtua edhe dashuria nga ana ime. Jam tip i ndjeshëm shumë si natyrë dhe njerëzit që kanë sakrifikuar për mua janë elitarë.

Njerëzit që kanë bërë diçka për atë vend të vuajtur për shekull ua ngrejmë kapelen dhe u gjunjëzohemi.

Kjo kategori e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asaj lufte të mjerë që është bërë që tashmë duan ta njollosin, për mua është e shenjtë. Është vlera më sublime që ka patur Kosova”.- përfundoi Alketa.


Shtuar më 13.09.2021 12:30

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş