Specialja me udhëzime për gazetarët dhe të tjerët që do ta ndjekin aktgjykimin në çështjen “Thaçi dhe të tjerët

Dhomat e Specializuara të Kosovës u kanë kërkuar të gjithë personave të regjistruar për ta përcjellë shpalljen e aktgjykimit në rastin “Thaçi dhe të tjerët” që të mbërrijnë më herët në selinë e Speciales.

Të lidhura

None found

Seanca është caktuar për të mërkurën, më 16 shtator 2026, duke filluar nga ora 10:00, në ndërtesën e Speciales në Hagë.

Personat që do ta ndjekin procesin nga galeria e publikut apo nga qendra për median, përkatësisht salla e shtypit, duhet të paraqiten në hyrjen e dedikuar për publikun, e cila ndodhet në pjesën qendrore të ndërtesës.

Në njoftimin dërguar të interesuarve për pjesëmarrje bëhet e ditur se hyrja në objekt mund të marrë kohë për shkak të numrit të lartë të vizitorëve dhe përfaqësuesve të medias që pritet ta ndjekin seancën. Aty përmenden edhe raportimet në media për thirrjen që një numër i madh njerëzish të mobilizohen dhe të udhëtojnë drejt Hagës më 15 dhe 16 shtator 2026, ndërsa sqarohet se policia holandeze do të jetë e pranishme jashtë ndërtesës.

Sipas udhëzimeve të Speciales, të gjithë ata që do të shkojnë për ta përcjellë këtë ngjarje duhet ta kenë me vete dokumentin e vlefshëm të identifikimit me të cilin janë regjistruar.

Dhomat e Specializuara kanë kërkuar gjithashtu që personat e regjistruar t’i njoftojnë në kohë në rast se nuk mund të marrin pjesë, në mënyrë që vendi i tyre t’i vihet në dispozicion dikujt tjetër.


Shtuar 15.09.2026 11:05

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom