Specialja lë Thaçin në paraburgim, vlerëson se ekziston rreziku për “krime të mëtejshme

Hashim Thaçi do të mbetet në paraburgim deri në shpalljen e aktgjykimit në çështjen e përbashkët gjyqësore ndaj tij, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të lidhura

None found

Kërkesa e ish-presidentit për lirim është rrëzuar nga Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë, i cili ka urdhëruar vazhdimin e masës së paraburgimit. Ky përbën vendimin e 27-të për zgjatjen e paraburgimit të Thaçit.

Në vendimin e marrë më 10 gusht, gjyqtarët kanë arritur në përfundimin se, në këtë fazë, nuk disponojnë informacion të mjaftueshëm për të vlerësuar se Thaçi mund t’i shmanget drejtësisë nëse lirohet.

Pavarësisht kësaj, Trupi Gjykues ka çmuar se vazhdon të jetë i pranishëm rreziku i mjaftueshëm që ai të pengojë ecurinë e procedurave pranë Dhomave të Specializuara ose të ushtrojë ndikim mbi dëshmitarët.

“Paneli përfundon se, në këtë kohë, vazhdon të ketë informacion të pamjaftueshëm para tij që justifikon një konstatim se z. Thaçi mund t’i shmanget drejtësisë nëse lirohet. Megjithatë, Paneli është i kënaqur, bazuar në standardin përkatës, se ekziston një rrezik i mjaftueshëm që z. Thaçi do të pengojë përparimin e procedurave të Dhomave të Specializuara dhe se ai do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët që kanë dhënë prova në këtë çështje”, thuhet në vendim.

Vendimi përfundimtar në procesin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit pritet të bëhet publik më 16 shtator 2026.

Kryegjyqtari Charles Smith, përmes të njëjtit vendim, ka udhëzuar palët që të mos dorëzojnë parashtresa të tjera për rishikimin e radhës të paraburgimit të Thaçit. Sipas afateve, ky shqyrtim duhej të mbahej më 9 tetor 2026.

Trupi Gjykues ka vlerësuar se një rishikim i tillë, për momentin, nuk është më i domosdoshëm, duke qenë se seanca për shpalljen e aktgjykimit është planifikuar për 16 shtator.

“Paneli vëren se, në përputhje me nenin 41(10), shqyrtimi i ardhshëm i paraburgimit të z. Thaçi, në parim, është i caktuar të bëhet të premten, më 9 tetor 2026, përveç nëse Aktgjykimi i Gjykimit shpallet ndërkohë”, përcaktohet në vendim.

Procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit zhvillohet në Hagë që prej vitit 2023. Prokuroria i ngarkon ata me një varg veprash penale që pretendohet se janë kryer gjatë luftës në Kosovë dhe pas saj, ndërsa të katër të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.


Shtuar 11.08.2026 12:58

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetmatik girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibom