Deputetët e Kosovës kanë votuar për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), me 63 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Sipas mediave kosovare, në hyrje të kësaj seance, ushtruesja e detyrë së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka propozuar futjen në rend të dite shqyrtimin e raportit vjetor të AKP dhe emërimin e Bordit të ARKEP-it.
“Rekomandimi i parë ka të bëjë me raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ndërsa propozimi i dytë ka të bëjë me emërimin e anëtarëve të Bordit të ARKEP-it. Prandaj, rekomandoj që të futen si rend dite këto pika”, tha Kusari-Lila.