Shiroka-Pula mbledh udhëheqjen e lartë, çfarë u trajtua në seancën e parë koordinuese?

Sot është zhvilluar mbledhja e parë koordinuese e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me udhëheqësit kryesorë institucionalë të vendit, bën të ditur “Bota sot”.

Të pranishëm në këtë takim ishin kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministri Albin Kurti, si dhe zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, i cili njëkohësisht mban postin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Të lidhura

None found

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca theksohet se fokusi i diskutimeve ishin zhvillimet më të fundit politike dhe institucionale, gjendja aktuale në vend, si dhe çështje të tjera thelbësore për funksionimin e rregullt të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, një nga pikat e rendit të ditës ishte formimi i Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore të Apelit lidhur me rastin e ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Presidenca ka sqaruar se ky takim u realizua në frymën e bashkërendimit të rregullt mes institucioneve më të larta shtetërore.

Kjo ishte hera e parë që presidentja Shiroka-Pula zhvillon një takim të këtij formati me drejtuesit e institucioneve të Kosovës.


Shtuar më 15.10.2026 11:26