Analisti politik Arbnor Sadiku ka reaguar lidhur me nismën e PDK-së për Gjykatën Speciale, duke deklaruar se Kuvendi i Kosovës ka mundësi të miratojë një rezolutë institucionale kundër vendimeve të kësaj gjykate dhe dënimit të figurave drejtuese të UÇK-së.
Të lidhura
None found
Sipas Sadikut, miratimi i një dokumenti të tillë duhet të mbështetet nga të gjitha partitë politike që kanë përfaqësues në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka theksuar se, në rast se shfuqizimi i Gjykatës Speciale nuk është i mundur, Kuvendi mund të shprehë në emër të popullit të Kosovës qëndrimin institucional kundërshtues ndaj vendimeve të saj dhe dënimeve të krerëve të UÇK-së.
Sadiku ka vlerësuar se një deklaratë e përbashkët e partive do të përcillte mesazh të qartë institucional, duke ruajtur respektin për pavarësinë e drejtësisë dhe duke kërkuar njëkohësisht drejtësi të barabartë, proces të rregullt dhe respektim të të drejtave të të akuzuarve.
