Qepë, patate e domate, Kosova shpenzoi mbi 35 mln euro për importin e frutave dhe perimeve

Mbi 35 milionë euro janë shpenzuar për importin e frutave dhe perimeve vetëm gjatë vitit të kaluar në Kosovë. 11.9 milionë euro është vlera e domateve të importuara, ndërsa vlera e mollëve arrin 5.6 milionë euro. E qepëve 4.8 milionë, e rrushit 3.4 milionë, ndërsa e dardhave 2.1 milionë.

Raporti mes eksportit dhe importit në Kosovë lë shumë për të dëshiruar.

Edhe vitin që lamë pas, vendi Kosova shumë më tepër importoi produkte se që eksportoi.

Eksportet e Kosovës në vitin 2023 ishin rreth 820 milionë euro, derisa importet ishin 5.77 miliardë euro.

 

 

Por befasuese është se Kosova vazhdon të importojë gjatë vitit edhe sasi të konsiderueshme të pemëve dhe perimeve, për kultivimin e të cilave në vijimësi ofrohen subvencione dhe grante.

“Kosova vazhdon të importojë gjatë vitit sasi të konsiderueshme të frutave dhe perimeve, për kultivimin e të cilave në vijimësi ofrohen subvencione dhe grante”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga GAP-i, ku tregohet edhe vlera e importit të secilit produkt.

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës të cilave u është referuar Instituti GAP, gjatë vitit që lamë pas vendi ynë ka importuar rreth 12 milionë euro domate.

Po sipas këtyre të dhënave, për importimin e patateve, janë paguar 6.3 milionë euro.

11.9 milionë euro është vlera e domateve të importuara përgjatë 2023-tës, ndërsa vlera e importit të mollëve arrin 5.6 milionë euro.


Shtuar 23.01.2024 19:01