Përgjigja e Fisnikut që ngriti dyshimet, a është ndarë në të vërtetë me Fjolla Morinën? (FOTO LAJM)

Fjolla Morina ka qenë në fokus të mediave pas lirimit nga paraburgimi dhe më pas për krisjen që po përflitet se ka me bashkëshortin, Fisnik Syla. Aludimet nisën pasi dyshja fshinë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe fotot nga ceremonia e dasmës. Biznesmeni veproi njësoj duke fshirë dhe vajzën e Fjollës, Ledianën.

Kaq mjaftoi që të bënte bujë në media lajmi se ata i kanë dhënë fund martesës. Mirëpo, duket se gjithçka është një strategji e tyre. Këtë të paktën ka nënkuptuar vetë Fisniku pas një pyetjeje që i kanë bërë ndjekësit e tij. Fisniku është pyetur nëse ka qenë avokati ai që u ka kërkuar të fshinë fotot bashkë nga rrjetet sociale.

Ai nuk ka mohuar asgjë por është përgjigjur: “Eh, kjo po më pëlqen, ky koment po më pëlqen”. Kjo përgjigje ka shtuar edhe më shumë dyshimet se ndarja nuk është e vërtetë.


Shtuar 1.10.2021 14:33