Për Muriqin dalin në skenë edhe Frankfurti e Borussia M’gladbach

Sipas “Corriere dello Sport”, Vedat Muriqi po ngjall interesimin e skuadrave nga Bundesliga.

Artikulli sugjeron që Eintracht Frankfurti dhe Borussia Monchengladbach janë të interesuara për shërbimet e kosovarit.

Skuadrat janë të interesuara për huazimin e tij, por Lazio po dëshiron ta inkuadrojë edhe opsionin për blerje përfundimtare në marrëveshje eventuale me skuadrat gjermane.

Tare dëshiron qëndrimin e tij, por as ai nuk mund të ndalojë një ofertë “joshëse” në rast se vie nga ndonjëra prej klubeve gjermane.


Shtuar 3.08.2021 15:08