Granit Xhaka nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjan ndaj Spanjës e vlefshme për fazën çerekfinale në EURO 2020.
Mesfushori shqiptar u ndëshkua me karton të vërdhë ndaj Francës duke u suspenduar për ndeshjen e ardhshme.
Graniti është shprehur se ndjehet keq që nuk do të arrijë të ndihmojë skuadrën e tij në këtë ndeshje historike:
“Më thyen zemrën të mos luaj nesër, por kam besim të plotë që ne mund të kryejmë punën mirë. Ajo që ka kjo skuadër është e veçantë dhe ne do të japim gjithçka për të vazhduar të bëjmë histori” ka shkruar Xhaka në Facebook.
Ndeshja Spanjë – Zvicër zhvillohet të premten nga ora 18:00.