Nuk i vendosi qenit maskë, policia e tepron duke i hedhur spraj qytetares për ta arrestuar (VIDEO)

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Prishtinë në rrugën B.

Një qytetare kishte nxjerrë qenin e saj pa maskë sigurie dhe për të arrestuar atë policia i hodhi sprat në fytyrë teksa duket në pamjet e siguruara nga Zeri.

Ajo po ashtu ka kërcënuar policët me padi për veprimin e tyre.

Për rreth 30 minuta ajo ka qëndruar në rrugën B derisa ka ardhur ekipi mjekësor për t’i dhënë ndihmën e parë dhe është transferuar për në QKUK.

Qytetarja tha se punon në QKUK, ndërsa mjekëve u tha se është edhe e sëmurë nga astma. /albeu.com/


Shtuar 14.03.2021 17:59