“Nuk e di si kalon mirë Sara me ty”, Xheraldina i shuan dyshimet ndjekëses me lezet (FOTO LAJM)

Legjendat urbane nuk thonë kështu por, raportet e mrekullueshme me nënën e partnerit, vjehrrën, nuk janë të pamundura. Sara Hoxha dhe Xheraldina Vula janë një shembull i vërtetë për çdo marrëdhënia vjehrrë-nuse dhe këtë gjë na e kanë dëshmuar shpesh. Madje, në intervista Xheraldina ka thënë se Sarën nuk e konsideron si nuse, por si vajzën e saj, duke dëshmuar kështu një marrëdhënie të ngushtë me njëra-tjetrën. Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe Sara në intervistat e saj virtuale në Instagram.

E duket se kjo u ka rënë në sy edhe ndjekësve, teksa mes tyre ka edhe skeptikë. Xheraldina ka postuar së fundmi disa foto në Instagram, ku ka rënë në sy komenti i një ndjekëseje. “Nuk e di si kalon mirë Sara me ty se në pamje të parë dukesh shumë e rreptë”- shkruan ndjekësja. Ky koment i ka rënë në sy edhe Xheraldinës e cila nuk e ka lënë pa një përgjigje. “Vallaj e shtirur jam bajagi. As vetë nuk e di si po kalon Sara me mua!”- i përgjigjet ajo me ironi.

Ç’është e vërteta Xheraldina përcjell shumë pozitivitet dhe energji të mirë, karakteristika këto të vëna re nga pjesa më e madhe e publikut. Megjithatë, duhet ta pranojmë se jo të gjithë kemi të njëjtin impakt.


Shtuar 6.07.2021 09:21