Gara urbane e çiklizmit “Criterium Prishtina” do të sjellë sot ndërprerjen e qarkullimit të automjeteve në një pjesë të Rrugës B, nga ora 08:30 deri në 12:00.
Komuna e Prishtinës njoftoi se kufizimi përfshin segmentin nga rrethi i lidhjes me Rrugën A, në pjesën e poshtme, deri te rrethi i Maxi 24, në pjesën e sipërme.
Të lidhura
None found
Rreth-rrotullimi te Maxi 24 nuk do të mbyllet. Sipas Komunës, shiriti i tij i brendshëm do të qëndrojë i hapur për qarkullim normal.
Për të shmangur vonesat dhe rëndimin e trafikut, Komuna u ka kërkuar qytetarëve të përdorin rrugë të tjera, përfshirë Rrugën A, Rrugën C dhe Rrugën “Fadil Vata” përmes Bregut të Diellit.






