Spanja do të ballafaqohet me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës më 31 mars në Seville.
Përzgjedhësi spanjoll Luis Enrique, sot ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes me Greqinë.
Ai është pyetur nga gazetarët nëse do të pushojë dikë prej futbollistëve në ndeshjen me ‘Dardanët’, meqë vetëm 3 ditë pas takimit do të luhet finalja e Kupës së Mbretit.
“Unë jam trajneri i Spanjës dhe përqendrohem në këtë. Pjesa tjetër nuk më intereson, do të luaj me më të mirët edhe pse planet ndryshojnë. Unë kam bërë gjithçka në karrierën time dhe nuk më intereson se çfarë ndodhë pastaj me futbollistët sepse unë mendoj për punën time” ka deklaruar Enrique.