Një surprizë e bukur për Xheradan Shaqirin pas fitores së Zvicrës kundër Irlandës së Veriut 2-0.
Gjatë prononcimit për mediat zvicerane, një tifoz iu afrua futbollistit me origjinë shqiptare dhe i hodhi krahëve një xhaketë kamuflazhi me emblemën e UÇK-së.
Në moment të parë Shaiqiri e pa i habitur personin në fjalë, por kur pa emblemën e UÇK-së nisi të buzëqesh.
Mirëpo, televizionit RSI kjo nuk i ka pëlqyer që në Twitter ka shkruar:
“Episodi i pakëndshëm në fund të ndeshjes në Zvicër: një spektator i vuri një xhaketë Shaqirit me një simbol që përshkruante UÇK -në, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të përfshirë nga OKB -ja në listën e organizatave terroriste”, shkroi televizioni.