Mësohet numri i të lënduarve në aksidentin e autobusit me emigrantë në Serbi

Një autobus me mërgimtarë nga Kosova është aksidentuar sontë në Serbi në afërsi të Krushevcit.

Siç raportojnë mediat serbe, nga informacionet e para janë 11 persona të lënduar.

Të gjitha ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Krushevcit.

Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës.

Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova. /albeu.com/

 


Shtuar 11.01.2022 23:27