Granit Xhaka mund të jetë transferimi i parë i Romës gjatë afatit kalimtar të verës.
Ylli nga Kosova kërkohet me ngulm nga jose Mourinho që dëshiron ta përforcojë repartin e mesfushës.
Një transferim i mundshëm i Xhakës te Roma, ka bërë që mediat rozë në Itali të merren edhe me familjen e tij.
Gazeta e madhe italiane, Corriere dello Sport ka shkruar për bashkëshortën e Granitit, Leonitën e cila është mjaftë e bukur dhe njëherit edhe aktive në rrjetet sociale, raporton gazeta Olle.
“Leonita është gruaja e mesfushorit të ardhshëm të Romës, Granitit. Ajo poston shumë foto në Instagram së bashku me bashkëshortin e saj dhe fëmijët. Ajo është gati për të jetuar në Romë”, ka shkruar CDS.
Më poshtë keni disa foto të Leonit së bashku me Granitin dhe fëmijë.