Ismet Jashari (16 Prill 1967 – 25 Gusht 1998) i njohur si Komandant Kumanova, ishte një komandant dhe luftëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).
Lindi më 16 Prill 1967 në fshatin Orizare të Komunës së Likovës, Kumanovë, Maqedoni dhe ra dëshmorë më 25 Gusht 1998 gjatë luftimeve të ashpra me forcat serbe në Kleçkë të Kosovës. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës. Në kujtim të tij ishte themeluar Brigada 113 e UÇK-së me emrin e tij gjatë Luftës së vitit 2001 në Maqedoni.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje për ta vazhduar shkollimin e mesëm në Kumanovë. Si gjimnazist nis të merret me aktivitet patriotik dhe shpejt bie në sy të pushtetit të atëhershëm dhe përjashtohet nga bankat shkollore, por Ismeti shkollimin do ta vazhdon në gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë. Gjatë kësaj kohe vazhdimisht përcillet nga organet e sigurimit shtetëror serb, për çka detyrohet që në gusht të vitit 1988 të migron në Zvicër, ku vazhdon veprimtarinë e tij patriotike me shumë aktivistë të tjerë.
Ismet Jashari iu bashkua UÇK-së pas masakrës së Prekazit më 7 mars 1998. Më 11 mars, sëbashku me udhëheqës të tjerë të UÇK-së si Fehmi Lladrovci, Bekim Berisha dhe Fatmir Limaj, hynë në Luginën e Drenicës, ku UÇK-ja vepronte kundër Ushtrisë Jugosllave. Më vonë në atë muaj, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, caktoi Ismet Jasharin komandant në rajonin e Llaushës.
Në fund të marsit 1998, Ismet Jashari, së bashku me Fatmir Limajn, formuan njësinë “Çeliku”, me seli në Kleçkë.
Në prill të vitit 1998, Ismet Jashari u zu në pritë nga forcat serbo–jugosllave në mes të fshatrave Volljakë dhe Çupevë, teksa po kthehej në Kleçkë nga drejtimi i operacioneve ushtarake në Klinë dhe Dukagjin. Ismet Jashari i mbijetoi sulmit, por u plagos në të dyja këmbët.
Më 9 maj 1998, Ismet Jashari, i cili ende nuk ishte shëruar plotësisht nga lëndimet që pësoi gjatë pritës, udhëhoqi forcat e tij në Llapushnik, ku mposhti ushtrinë dhe policinë serbo–jugosllave dhe pushtoi qytetin.
Pas pushtimit të Llapushnikut, Ismet Jashari udhëhoqi operacionet e mëtejshme kundër forcave jugosllave, duke i mposhtur ato në beteja të shumta dhe duke pushtuar vendet e rëndësishme strategjike të Qafës së Duhllës dhe Grykës së Carralevës.
Nga fillimi i majit deri në gusht 1998, Ismet Jashari përforcoi vendet strategjike në Drenicën jugore, Llapushnik dhe Qafën e Duhllës për një ofensivë të ardhshme jugosllave.
Më 14 qershor 1998, forcat serbo–jugosllave sulmuan dhe pushtuan Grykën e Carralevës dhe Qafën e Duhllës, të mbajtura nga forcat e Ismet Jasharit, tre ditë më vonë Ismet Jashari kundërsulmoi Ushtrinë Jugosllave, e cila po përgaditej të depërtonte drejt Luzhnicës. Ismet Jashari arriti të rimarrë Grykën e Carralevës, duke e detyruar Ushtrinë Jugosllave të tërhiqej në pozicionet e saj në Qafën e Duhllës. Në fund të qershorit 1998, Ismet Jashari dyzetoi pozitat e tij në Carralevë, Zborcë, Blinajë, Fushticë, Tërpezë, Bllacë dhe kudo në territoret që ishin nën kontrollin e UÇK-së në Drenicën jugore dhe në Llaushë.
Në gusht të vitit 1998, Ismet Jashari sulmoi dhe mposhti njësitet e Ushtrisë Jugosllave në disa raste, si në Shtëpinë e Pylltarit, Urën e Sahitit dhe në fshatin Belinc. Gjatë një ofensive të madhe jugosllave më 25 dhe 26 korrik 1998, forcat e Ismet Jasharit luftuan me Ushtrinë Jugosllave në Llapushnik, Zborc dhe Grykën e Carralevës, por nuk mundën t’i mbanin këto vende strategjike.
Më 23 gusht 1998, forcat serbo–jugosllave marshuan në drejtim të Kleçkës, ku ndodhej edhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, por u pritën nga forcat e Ismet Jasharit në Luzhnicë, të cilët ndaluan Ushtrinë Jugosllave të depërtonte drejt Kleçkës për një ditë të tërë, duke qenë në numër të madh. Më 24 gusht 1998, Ushtria Jugosllave kishte shtuar ofensivën e saj duke sulmuar forcat e Ismet Jasharit me topa të kalibrit të madh dhe raketa tokë-tokë, duke arritur përfundimisht të dëbojë UÇK-në nga Luzhnica dhe të pushtojë Kleçkën. Një ditë më vonë, më 25 gusht, Ismet Jashari kishte ndërmarrë një kundërsulm të befasishëm në përpjekje për të tërhequr trupat e ushtarëve të rënë. Pas disa orësh luftime të ngushta në Luzhnicë, Ismet Jashari ra heroikisht në betejë.
Më 25 gusht 2009 shpallet Hero i Kosovës.
Me vendim të Komunës së Likovës, në vitin 2011, u vendos Busti i Heroit Ismet Jasharit në fshatin e tij të lindjes në Orizare. /albeu.com/