Kurti takon ish-ministrin gjerman të Mbrojtjes, Rudolf Scharping

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me Rudolf Scharping, ish-ministër i Mbrojtjes i Republikës Federale të Gjermanisë gjatë viteve 1998-2002.

Të lidhura

None found

Kurti e falënderoi Scharpingun për kontributin e vyer dhe rolin vendimtar që pati në bashkërendimin e veprimeve politike e ushtarake të Gjermanisë me shtetet e tjera të NATO-s që ndërhynë më 1999. Ai theksoi se ish-ministri gjerman iu gjend pranë popullit shqiptar të Kosovës në kohën kur mbështetja ishte më e nevojshme.

“Duke denoncuar planin ‘Patkoi’, si dhe vrasjet, masakrat, spastrimin etnik dhe gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, por edhe duke argumentuar me këmbëngulje domosdoshmërinë e ndërhyrjes së NATO-s, ish-ministri gjerman i Mbrojtjes, Rudolf Scharping, është vendosur përgjithmonë në anën e drejtë të historisë”, deklaroi kryeministri.

Image

Në librin e tij “Wir dürfen nicht wegsehen: Der Kosovo-Krieg und Europa”, i cili përmban ditarin dhe kujtimet e tij, Scharping ka dokumentuar vuajtjet e shqiptarëve, si dhe krimet monstruoze të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.


Shtuar 3.09.2026 16:35

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahisultrabet adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetultrabet adresijojobetcanlı casino siteleriholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetHoliganbetbetnanojojobetCasibomMarsbahismeritkingJojobet