Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.
Të lidhura
None found
Në nisje të takimit, Hoxha e përgëzoi Gashin për marrjen e detyrës së re si Kryeprokuror i Shtetit.
Biseda u përqendrua te nevoja për zgjerimin e bashkëpunimit institucional mes Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Dy drejtuesit ranë dakord që komunikimi dhe koordinimi i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të tyre të intensifikohen. Ata e cilësuan këtë bashkërendim si thelbësor për shkëmbimin efektiv të informacioneve, harmonizimin e veprimeve hetimore dhe trajtimin sa më profesional të rasteve penale, duke respektuar kompetencat ligjore të secilit institucion.
