Kryediplomati gjerman tregon arsyen e vizitës në Prishtinë e Beograd

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Mass takohet me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai nesër do vizitojë edhe Beogradin.

 

 

Kryediplomati gjerman përmes një postimi në Twitter ka treguar se kjo vizitë ndërlidhet me çështjen e procesit të  vaksinimit në Ballkanin Perëndimor.

“Askush në Evropë nuk mbetet i paprekur nga suksesi dhe dështimi i fqinjëve të saj. Fakti që tani mund të ndajmë progresin e vaksinimit në BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një moment kyç në luftën kundër virusit. Kjo është arsyeja pse unë jam në Prishtinë dhe Beograd sot dhe nesër”, ka shkruar Mass.

Aktualisht, Kosova është vendi me progresin më të dobët sa i përket vaksinimit, me vetëm 24 mijë dozat e marra nga programi COVAX.

 


Shtuar 22.04.2021 16:15

Tags: ,