Rama, Basha apo Kryemadhi? Astrologia e famshme zbulon kush është më i favorizuari

Kanë mbetur vetëm 3 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të 25 Prillit në Shqipëri. Situata zgjedhore në Shqipëri duket e qetë por e ashpër mes liderave kryesore të cilët pretendojnë fitore të bujshme.

Por kush është më i favorizuari për zgjedhjet e 25 Prillit?

Sipas astrologes Krisanthi Kallojeri këto janë parashikimet për datën 25 prill dhe tregon cili nga kandidatët kryesorë është më i favorizuar. Ajo thotë se hëna e plotë në fundjavë do të jetë e vështirë. “Kemi një hënë të plotë në aksin dem-akrep. Është një hënë e plotë e vështirë, skena planetare të shtunën dhe të dielën nuk është shumë e favorshme. Karakterizohet nga ngjarje të papritura, ka konflikte e kontradikta”.

Si e parashikon Krisanthi fatin e tre kandidatët kryesorë?

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shenja e Dashit.

Ka një favorizim gjatë kësaj periudhe, ka mbështetje nga njerëz të fuqishëm, me njërëz me potencë, duhet të bashkëpunojë me të. Dhe gjatë kësaj peridhe dhe dy vitet që vijnë ka mundësi të bëjë shumë gjëra.

Por, nuk është më e favorizuara e zgjedhjeve”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shenja e Binjakëve

Ka një favorizim sepse ka ndikimin e Jupiterit në lidhje harmonike. Ka një favorizim të veçantë. Basha është i lindur në eklips dhe eklipset që ndodhin tani e ndihmojnë.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shenja e gaforres

Kryeministri i ka kaluar vështirësitë vjet. Ka dhe ai një favorizim, mund të them që të dy janë në një nivel favorizimi.
Megjithatë, astrologia thekson se favorizim më të veçantë ka kryedemokrati, sepse “përballon më mirë eklipset”.

“Do të ndikohen jashtë mase eklipset, dhe ai që mund t’i përballojë më mirë eklipset është Basha. Vetë muaji prill ndihmon më shumë Bashën”. /albeu.com/

Shtuar 22.04.2021 04:04