Klubi legjendar piketon Uzunin, ja sa kërkon klubi hungarez

Myrto Uzuni po kalon një super sezon me Ferencvaroshin në Hungari duke realizuar gola vendimtarë ku së fundmi ka shënuar edhe një dopietë në kampionat.

Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare më parë u përfol nga media greke “Sport Time” se kërkohej me ngulm nga gjigantët e Olimpiakos. Kësaj rradhe janë hungarezët që shkruajnë për sulmuesin beratas, ku sipas raportimeve të “Csakfoci.hu”, thuhet se Ferencvarosh kërkon 4 milionë euro për Uzunin, por kjo ofertë është konsideruar e lartë për skuadrën helene.

Në median e njohur thuhet se klubi i Ferencvarosh ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare. Myrto Uzuni deri më tani është aktivizuar në total me fanellën e klubit të madh hungarez në 36 sfida ku ka mundur të realizojë 15 gola.


Shtuar 22.04.2021 16:08

Tags: , ,