Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e tij, priti sot në një takim zyrtar njohës Shefin e ri të Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Antero Lopes.
Të lidhura
None found
Kolonel Hoxha e mirëpriti z. Lopes në detyrën e re, ndërsa shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme që EULEX-i i ka dhënë Policisë së Kosovës.
Drejtuesit e dy institucioneve pohuan gatishmërinë e plotë për ta zgjeruar bashkëpunimin, me synimin që për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të garantohen rendi, siguria dhe sundimi i ligjit.
Në përfundim të takimit, palët u zotuan bashkërisht se do të vijojnë ta ruajnë partneritetin e shkëlqyer institucional ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.
