Kosova merr vëmendjen në Spanjë, katalanasit organizojnë protëstë në favor të “Dardanëve” (VIDEO)

Kosova ka marrë të gjithë vëmendjen në Spanjë, para ndeshjes së sotme kualifikuese përballë “Furisë së Kuqe”. Kjo sepse disa media në Spanjë refuzuan të njihnin Kosovën, ashtu siç në fakt ka bërë edhe shteti spanjoll që në Europë është nga të paktët që nuk ia ka njohur pavarësinë.

E gjitha vjen për shkak të Katalonjës, e cila ka kërkuar pavarësinë nga Spanja, ndërsa nuk iu pranohet kjo kërkesë në asnjë mënyrë. Kështu, duke e ditur vështirësinë në të cilën Kosova u vendos nga Spanja, në Katalonjë kanë menduar të organizojnë një protestë në mbështetje të shqiptarëve duke themsuar nevojën për të mbrojtur dinjitetin dhe Republikën e Pavarur të Kosovës.

Një gjest për t’u vlerësuar dhe marrë shembull nga të gjithë që ende nuk e njohin tashmë realitetin e Kosovës, si një shtet të pavarur dhe me të drejta të plota.


Shtuar 31.03.2021 11:34