Kosova dhe Zvicra shqyrtojnë zgjerimin e bashkëpunimit në ekonomi, siguri dhe diasporë

Bernë ishte nikoqire e konsultimeve politike mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës.

Takimi u drejtua nga Ilir Muçaj, Sekretar i Përgjithshëm i MPJD-së, dhe Pierre-Yves Fux, Ndihmëssekretar i Shtetit në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës.

Të lidhura

None found

Në përbërje të delegacionit kosovar ishin Mentor Latifi, Ambasador i Republikës së Kosovës në Zvicër; Valdrin Grainca, U.D. Udhëheqës i Divizionit për Evropë dhe Bashkimin Evropian; znj. Fatmire Musliu, Zyrtare e Lartë; si dhe Gjenis Haxhimehmeti, Sekretar i Dytë.

Bisedimet u përqendruan te marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Zvicrës, si dhe te rrugët për zgjerimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional. Në diskutime u përfshinë vijimi i dialogut politik, vizitat e ndërsjella në nivele të larta dhe bashkëpunimi në sektorë me interes për të dyja palët.

Ilir Muçaj vlerësoi përkrahjen e pandërprerë të Zvicrës për zhvillimin e Kosovës dhe konsolidimin e pozitës së saj ndërkombëtare. Ai shprehu mirënjohje edhe për rolin zviceran në ruajtjen e sigurisë, përmes pjesëmarrjes në KFOR.

Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua çështjeve ekonomike, përfshirë shtimin e investimeve zvicerane në Kosovë, rritjen e tregtisë dhe lidhjet më të forta mes komuniteteve të biznesit. Palët theksuan rëndësinë e hyrjes në fuqi më 1 tetor 2026 të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë mes Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s, ku bën pjesë edhe Zvicra. Sipas diskutimeve, kjo marrëveshje përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të raporteve ekonomike. Po ashtu, u trajtuan bashkëpunimi zhvillimor dhe projektet në mbështetje të zhvillimit ekonomik e institucional të Kosovës.

Përfaqësuesit diskutuan gjithashtu për diasporën kosovare në Zvicër, kontributin e saj në të dyja vendet dhe ndikimin në forcimin e marrëdhënieve shoqërore, ekonomike e kulturore mes tyre.

Gjatë konsultimeve u shkëmbyen qëndrime edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, sigurinë e rajonit dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Në kuadër të çështjeve shumëpalëshe, vëmendje mori anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës, si dhe mundësia e koordinimit të mëtejshëm me Zvicrën.

Delegacioni i Kosovës konfirmoi gatishmërinë për të vazhduar konsultimet periodike dhe për të ndjekur çështjet e diskutuara, me synimin e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.


Shtuar 5.09.2026 10:10

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetVaycasinoCratosroyalbetVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisvaycasinojojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibomBahsegelsekabetMarsbahis