Kontrata milionëshe nga Serbia për të dyshuarin në rastin e Banjskës

Radio Evropa e Lirë ka konstatuar se kompania “Rad 028”, në pronësi të Radulle Steviqit, nuk gjendet në adresën në Kosovë ku rezulton e regjistruar në sistemin serb.

Të lidhura

None found

Megjithatë, kjo nuk i ka penguar institucionet e Serbisë që t’i japin kësaj kompanie kontrata me vlera milionëshe për punë ndërtimore.

Prej pesë vjetësh, Steviq dhe kompania e tij ndodhen nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara për shkak të lidhjeve me Millan Radoiçiqin dhe Zvonko Vesellinoviqin, si edhe për akuza që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Në Kosovë, Steviq akuzohet edhe për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë.

Dokumentacioni i tenderëve në bazën e prokurimeve publike të Serbisë, i analizuar nga Radio Evropa e Lirë, tregon se vetëm nga fillimi i këtij viti, institucionet serbe kanë nënshkruar me kompaninë e tij dhjetë kontrata me vlerë mbi një milion euro.

Kjo ka ndodhur ndonëse kompania ende nuk ka përfunduar më shumë se njëzet punë të mëparshme që i janë besuar në mjediset me shumicë serbe në Kosovë.

Në terren, nuk u panë makineri apo punëtorë, ndërsa Radio Evropa e Lirë nuk arriti të verifikojë nëse punimet që zyrtarisht figurojnë si të përfunduara janë kryer realisht.

Sipas aktakuzës së Kosovës për sulmin në Banjskë, Steviq, përmes kompanive të tij, ka ndihmuar udhëheqësin e grupit të armatosur, Millan Radoiçiq, në pastrimin e parave.

Këto akuza refuzohen nga Beogradi zyrtar, i cili nuk e njeh Kosovën si shtet.

Në kushtet kur të dy sistemet nuk e njohin njëri-tjetrin, kompania e Steviqit vazhdon të bashkëpunojë me institucionet e Serbisë, edhe pse pronari i saj kërkohet me fletarrestim ndërkombëtar me kërkesë të Kosovës.

Vendndodhja aktuale e Radulle Steviqit nuk dihet.

Policia dhe Prokuroria në Beograd nuk iu përgjigjën Radios Evropa e Lirë nëse ai ndodhet në Serbi dhe nëse ndaj tij po zhvillohen hetime.

Po ashtu, REL-it nuk iu kthyen përgjigje as nga kompania e Steviqit dhe as nga institucionet serbe që vijojnë të lidhin kontrata me të.

Mes projekteve që i janë besuar kësaj kompanie janë rinovimi i shkollave, spitaleve, kishave dhe manastireve në zonat me shumicë serbe në Kosovë, si edhe ndërtimi i shtëpive për qytetarët në nevojë.

Selia e kompanisë, prej kohësh, e zbrazët

Në regjistrin e bizneseve në Serbi, selia e kompanisë së Radulle Steviqit figuron në një ndërtesë në qendër të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Por, në këtë adresë, Radio Evropa e Lirë gjeti një godinë shumëkatëshe të boshatisur.

Dyert ishin të mbyllura dhe nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte se kompania “Rad 028” zhvillon aty veprimtarinë e saj.

“Prej kohësh nuk është askush aty. Është bosh”, tha për Radion Evropa e Lirë një banore e Zveçanit, e cila kërkoi të mbetet anonime.

Ndërtesa ku është e regjistruar selia e kompanisë “Rad 028” dhe e cila, sipas pretendimeve të qytetarëve me të cilët bisedoi REL-i, është “e zbrazët që një kohë të gjatë”. REL-i nuk e gjeti askënd në këtë ndërtesë.

Qytetarë të tjerë të Zveçanit i thanë Radios Evropa e Lirë se kompania është zhvendosur në Rashkë, qytet në Serbi pranë kufirit me Kosovën.

REL-i nuk arriti ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi gjashtë lokacione në Kosovë, ku, sipas kontratave të nënshkruara me institucionet serbe gjatë një viti e gjysmë të fundit, “Rad 028” duhej të kryente punime ndërtimore.

Në asnjë prej këtyre vendeve nuk u panë punime aktive.

Po ashtu, mungonin edhe tabelat informuese, të cilat zakonisht tregojnë investitorin dhe kompaninë që zbaton projektin.

Radio Evropa e Lirë nuk mundi të konfirmojë nëse punimet janë realizuar gjatë muajve të kaluar dhe kush i ka kryer ato, pasi kompania nuk iu përgjigj pyetjeve.

Me kë punon “Rad 028”?

Pjesën më të madhe të kontratave, kompania e Radulle Steviqit e ka siguruar nga organet e përkohshme komunale të themeluara sipas ligjeve të Serbisë.

Këto institucione vepronin në komunat me shumicë serbe në Kosovë deri në vitin 2024, kur autoritetet e Kosovës i mbyllën, duke i konsideruar të paligjshme.

Megjithatë, ato e vazhduan punën nga lokacione alternative në qytete të Serbisë pranë kufirit me Kosovën.

Radio Evropa e Lirë i pyeti këto organe mbi kriteret sipas të cilave i japin kontrata kompanisë “Rad 028” dhe mbi mënyrën se si mbikëqyren projektet që ajo zbaton, duke pasur parasysh se pronari i saj është nën aktakuzë në Kosovë dhe nën sanksione ndërkombëtare.

As organet e përkohshme komunale, as Qeveria e Serbisë dhe as Zyra e saj për Kosovën nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it.

Në tre vjetët e fundit, autoritetet e Kosovës kanë ndalur një sërë projektesh ndërtimore të financuara nga Beogradi, me arsyetimin se nuk kishin lejet e nevojshme nga institucionet e Kosovës.

Nga dhjetë kontratat që “Rad 028” ka nënshkruar me institucionet serbe që nga fillimi i vitit 2026, vetëm dy rezultojnë në regjistrin e prokurimit publik si të realizuara.

Njëra prej tyre lidhet me furnizimin e nxënësve të shkollave fillore në Kosovë me pako për Vitin e Ri.

Gjatë vitit 2025, kompania lidhi më shumë se 30 kontrata me vlerë mbi 6.4 milionë euro.

Këto kontrata përfshijnë ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, si dhe rinovimin e shkollave, çerdheve dhe spitaleve në disa komuna të Kosovës.

Institucionet arsimore dhe shëndetësore në zonat me shumicë serbe në Kosovë vazhdojnë të funksionojnë në kuadër të sistemit të Serbisë.

Sipas të dhënave zyrtare, 20 nga kontratat e vitit 2025 ende nuk janë realizuar.

Ndërkohë, 11 të tjera figurojnë si të përfunduara, përfshirë ndërtimin e shtëpive dhe rinovimin e objekteve publike.

Radio Evropa e Lirë nuk arriti të verifikojë në terren nëse këto punime janë kryer vërtet, përkatësisht nëse shtëpitë janë ndërtuar dhe objektet janë rinovuar.

Pasqyrat financiare të kompanisë “Rad 028”, të publikuara në regjistrin e bizneseve në Serbi, tregojnë se gjatë vitit 2025 ajo ka pasur vetëm nëntë të punësuar dhe ka realizuar të ardhura prej mbi 8.7 milionë eurosh.

Dokumentet nuk tregojnë nëse kompania ka angazhuar nënkontraktorë apo bashkëpunëtorë të tjerë për realizimin e projekteve të financuara nga institucionet shtetërore.

Sipas dokumentacionit të tenderëve të analizuar nga Radio Evropa e Lirë, “Rad 028” ka bashkëpunuar ndër vite me disa kompani që përmenden në aktakuzën e Kosovës për sulmin në Banjskë, si pjesë e një skeme të dyshuar të pastrimit të parave.

Në Llapnasellë, kompanisë së Radulle Steviqit i është dhënë detyra për rinovimin e çatisë dhe lyerjen e krahut të majtë të Qendrës Klinike Spitalore.

Kjo kontratë, me vlerë rreth 200 mijë euro, është dhënë nga organi i përkohshëm i komunës së Prishtinës, i themeluar sipas sistemit serb.

Qendra Klinike Spitalore, e cila funksionon në kuadër të sistemit shëndetësor të Serbisë, u zhvendos nga Prishtina në Graçanicë dhe Llapnasellë pas luftës në Kosovë, në vitin 1999.

Edhe sot, një pjesë e shërbimeve ofrohet në kontejnerë metalikë, ndërsa objekti është zgjeruar pjesë-pjesë ndër vite.

Gjatë vizitës në terren, Radio Evropa e Lirë nuk mundi të verifikojë nëse çatia ishte rinovuar dhe nëse krahu i majtë i objektit ishte lyer, siç parashihej në kontratë.

Deri në publikimin e këtij artikulli, as Qendra Klinike Spitalore nuk dha konfirmim për kryerjen e punimeve.

Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar qysh në vitin 2018 se do të financojë ndërtimin e një spitali të ri në Graçanicë, por punimet për këtë projekt ende nuk kanë nisur.

Tri kontrata brenda një dite

Në korrik të vitit 2025, “Rad 028” fitoi tre tenderë brenda një dite, me vlerë të përgjithshme prej rreth 250 mijë eurosh.

Të tri kontratat u dhanë nga Qendra Studentore “Prishtina”, me seli në Mitrovicën e Veriut, për punime në objektet e saj, nga lyerja, suvatimi dhe rregullimi i fasadave, deri te ndërrimi i çative dhe dritareve.

Sipas sistemit të prokurimit publik të Serbisë, të analizuar nga Radio Evropa e Lirë, punimet figurojnë si të përfunduara në tetor dhe nëntor të vitit 2025.

Megjithatë, gjatë vizitës në terren, Radio Evropa e Lirë nuk arriti të përcaktojë se cilat punime ishin kryer.

Për këtë nuk dha sqarime as Qendra Studentore, e cila funksionon në kuadër të sistemit arsimor të Serbisë.

Qendra menaxhon konvikte, mensën, poliklinikën dhe shërbime të tjera për studentët e Universitetit të Prishtinës, i cili, pas luftës së vitit 1999, u zhvendos në Mitrovicën e Veriut.

Përballë Qendrës Studentore ndodhet edhe objekti i papërfunduar i Universitetit.

Ndërtimi i tij financohet nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, por në korrik të vitit 2023 autoritetet e Kosovës i pezulluan punimet, me arsyetimin se projekti nuk kishte leje ndërtimi.

Edhe këtë objekt e ndërtonte kompania e Radulle Steviqit.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë nëse ka njohuri për projektet që financohen dhe zbatohen nga institucionet serbe në Kosovë, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk mori përgjigje.

Përgjigje nuk pati as për pyetjet nëse këto projekte mbikëqyren nga institucionet e Kosovës dhe nëse, pas ngritjes së aktakuzës ndaj Steviqit, projektet e kompanisë së tij në mjediset me shumicë serbe janë pezulluar.

Shkolla në Zveçan

Në Zveçan, kompanisë “Rad 028” i është besuar riparimi i një pjese të çatisë dhe rinovimi i tualeteve të një shkolle fillore.

Vlera e kësaj kontrate është rreth 40 mijë euro.

Sipas bazës së prokurimeve publike, projekti ende nuk figuron si i përfunduar.

Kontrata, e nënshkruar në dhjetor të vitit 2025, parashikon afat njëvjeçar për kryerjen e punimeve.

Megjithatë, gjatë vizitës në terren, Radio Evropa e Lirë nuk pa as punime dhe as tabelë që të tregonte se projekti është në zbatim.

Punime edhe në objekte fetare

Në fshatin Zherovnicë, afër Zveçanit, kompanisë “Rad 028” iu besuan në janar të vitit 2026 punimet për rinovimin dhe zgjerimin e kishës së fshatit.

Kontrata me vlerë 120 mijë euro përfshin sanimin dhe zgjerimin e kishës, kapelës dhe një objekti ndihmës.

Këto punime u kontraktuan nga organi i përkohshëm i komunës së Zveçanit, me afat realizimi prej një viti.

Gjatë vizitës në terren, Radio Evropa e Lirë nuk arriti të verifikojë nëse punimet kishin nisur apo çfarë ishte realizuar deri në atë kohë.

Objekti përballë kishës dukej se ishte rinovuar ose zgjeruar së fundi, por nuk kishte dëshmi se bëhej fjalë për projektin e kontraktuar.

Radio Evropa e Lirë pyeti edhe Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë nëse punimet janë kryer dhe kush po i realizon ato, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk mori përgjigje.

Nuk pati përgjigje as për pyetjen nëse Dioqeza Rashkë-Prizren ishte në dijeni se punimet në objektet fetare nën administrimin e saj i ishin dhënë një kompanie, pronari i së cilës në Kosovë akuzohet për pastrim parash.

Kisha në Zherovnicë nuk është i vetmi objekt fetar ku kompania “Rad 028” ka fituar kontrata.

Hyrja në kishën në Zhernovicë, afër Zveçanit. Qershor, 2026.

Kompania ka marrë edhe rikonstruktimin e një objekti brenda oborrit të një kishe tjetër afër Zveçanit, me vlerë rreth 60 mijë euro, si dhe ndërtimin e një etno-fshati pranë Manastirit të Dragancit, afër Gjilanit.

Për projektin e fundit, kompania pritet të përfitojë mbi 1.2 milion euro.

Kjo kontratë është nënshkruar në qershor të vitit 2025, me afat realizimi një vit, por në regjistrin e prokurimeve publike ende nuk figuron si e përfunduar.

Në prill të vitit 2025, kompania e Radulle Steviqit fitoi edhe një kontratë me vlerë rreth 280 mijë euro për ndërtimin e rrugëve kundër zjarrit dhe një strehe për makineritë pranë një depoje frigoriferike në Badovc, afër Graçanicës.

Kontrata, me afat realizimi prej gjashtë muajsh, u dha nga organi i përkohshëm i komunës së Prishtinës.

Po gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, kompania fitoi edhe dy tenderë të tjerë, me vlerë të përgjithshme rreth 300 mijë euro, për punime shtesë në të njëjtin kompleks, përfshirë ndërtimin e një nënstacioni elektrik dhe një rezervuari për mbetjet organike të fermës.

Ende nuk ka rrugë të shtruar që të çon deri te depoja frigoriferike. Qershor, 2026.

Depoja frigoriferike dhe objektet e tjera ndodhen në një pronë të Dioqezës Rashkë-Prizren të Kishës Ortodokse Serbe.

Në këtë kompleks, Manastiri i Graçanicës menaxhon një ekonomi bujqësore me ferma gjedhësh dhe shpezësh, si dhe objekte për përpunimin e qumështit, mishit, frutave dhe perimeve.

Sipas informacioneve të Radios Evropa e Lirë, ferma e shpezëve ende nuk është funksionale.

Vizita në terren tregoi gjithashtu se rruga që, sipas kontratave, duhej të çonte drejt depos frigoriferike dhe fermës së shpezëve, nuk ekziston.

Po ashtu, tri kontratat që parashihnin ndërtimin e kësaj rruge dhe të strehës për makineri ende nuk figurojnë si të përfunduara në regjistrin e prokurimeve publike, edhe pse afati për realizimin e tyre ka kaluar.

Një rrugë e pashtruar që gjendet në pronën e manastirit në Graçanicë.

Në nëntor të vitit të kaluar, kompania “Rad 028” fitoi edhe një kontratë tjetër, me vlerë rreth 187 mijë euro, për rikonstruktimin e një rruge me zhavorr në Badovc.

Kontrata ishte paraparë të realizohej brenda tre muajsh, por edhe kjo ende nuk figuron si e përfunduar.

Dragani, banor i Badovcit, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka dijeni për këtë investim.

“Ajo që di është se, së fundmi, janë asfaltuar dy rrugë të shkurtra, rreth 200 metra secila. Nuk e di se kush i ka ndërtuar”, tha ai.

Një nga rrugët në Badovc. Qershor, 2026.

“Në sistemin e ujësjellësit është punuar gjithashtu, por as ai nuk ka përfunduar”, shtoi Dragani.

Radio Evropa e Lirë pyeti edhe udhëheqjen e Komunës së Graçanicës nëse është në dijeni për kontratat që kompania “Rad 028” ka fituar në këtë komunë dhe zonat përreth, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk mori përgjigje.

Një rrugë në Badovc e fotografuar në qershor të vitit 2026.

Kush është Radulle Steviq?

Radulle Steviq i ka regjistruar kompanitë e tij si në sistemin e Kosovës, ashtu edhe në atë të Serbisë.

Për vite me radhë, ai ka përfituar kontrata publike me vlerë prej miliona eurosh si nga institucionet në Beograd, ashtu edhe nga ato në Prishtinë.

Por, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj tij, institucionet e Kosovës ndaluan t’i jepnin kontrata, ndërsa ato të Serbisë vazhduan ta angazhojnë.

Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

Aktakuza për Banjskën: Si e ndihmuan Steviq dhe kompania e tij Radoiçiqin?

Radulle Steviq dhe tenderët e tij nga institucionet e Kosovës

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Steviq, përmes kompanive të tij, e ka ndihmuar Millan Radoiçiqin që “të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale t’i shndërrojë në pasuri” dhe të fshehë origjinën e tyre.

Për veprën penale të pastrimit të parave, për të cilën akuzohet në Kosovë, ai rrezikon deri në dhjetë vjet burgim.

Në aktakuzë përfshihen edhe kompanitë e tij të regjistruara në Kosovë dhe në Serbi.

Sipas Prokurorisë, për mënyrën e funksionimit të këtyre kompanive vendoste Millan Radoiçiq, i cili, përmes pastrimit të parave dhe aktiviteteve kriminale, kishte krijuar ndikim dhe kontroll mbi veriun e Kosovës.

Radoiçiq, i cili ka pranuar publikisht se ka organizuar sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023, në Kosovë akuzohet për terrorizëm dhe vepra të rënda kundër rendit kushtetues.

Sipas aktakuzës, ai ishte drejtuesi i grupit të armatosur që synonte ta shkëpuste me forcë veriun e Kosovës dhe ta bashkonte atë me Serbinë.

Në sulmin në Banjskë u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Më 24 prill, në Kosovë u shpall aktgjykimi i parë lidhur me rastin e Banjskës: dy të akuzuar u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa një tjetër me 30 vjet burg.

Mbi 40 të akuzuar të tjerë vazhdojnë të mos jenë të qasshëm për drejtësinë e Kosovës.

Autoritetet serbe e kanë injoruar si këtë aktakuzë, ashtu edhe vendimin e gjykatës në Kosovë.

Ato nuk kanë ndërmarrë as masa pas sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Millan Radoiçiqit, Zvonko Vesellinoviqit dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Radoiçiq ndodhet në Serbi, ku ka masën e ndalimit të largimit nga ky vend.

Aktakuza që Prokuroria e Beogradit kishte paralajmëruar për rastin e Banjskës, nuk është ngritur ende.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image


Shtuar 6.07.2026 08:54

grandpashabet girişTulipbetHoliganbetBetinegoldenbahisHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetBelugabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomberlinbetjojobetcasibomcasibom girişchild pornBetpasimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetcio