Kjo është Nina, Arbenita Ismajli zbulon më në fund portretin e ëmbël të së bijës (FOTO LAJM)

Arbenita Ismajli dhe Fero u bënë prindër një muaj më parë. Modelja dhe reperi mirëpritën një vajzë që e pagëzuan me emrin Nina. Ata nuk kanë dashur ta zbulojnë portretin e së voglës dhe deri më tani janë treguar shumë të rezervuar me publikimin e fotove.

Është bërë një muaj nga ardhja në jetë e vogëlushes dhe modelja ka vendosur të ndajë një imazh të plotë të Ninës ndërsa ndjekësit i kanë vënë në pah se është një kopje e saj.

Kujtojmë që kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë për Arbenitën pasi humbi të atin në ditën kur ajo u bë nënë.

Babai i saj ndodhej i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore por fatkeqësisht nuk e fitoi betejën e ashpër me virusin.


Shtuar 26.05.2021 09:49