Ibishi kërkon ndërhyrje të BE-së për ndalimet arbitrare të kosovarëve nga Serbia

Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të reagojë ndaj ndalimeve të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe, duke vlerësuar se Serbia po ua kufizon lirinë e lëvizjes pa asnjë bazë ligjore.

Të lidhura

None found

Në një intervistë për EO, ai theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës duhet të dalë me një qëndrim zyrtar për këtë çështje, ndërsa rasti duhet të ngrihet edhe në institucionet e Bashkimit Evropian.

“Unë do doja të ishte qëndrimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës që në një formë t’u apelojë qytetarëve, mirëpo unë apeloj diçka që duhet gjithsesi. Ajo është rruga ndërkombëtare, qoftë nëpër Serbi apo në vende të tjera. Serbia është pjesë e lëvizjes së lirë të Bashkimit Evropian dhe çdo ankesë e jona duhet t’i drejtohet Bashkimit Evropian me qëllim që në një formë të ndikojë, reciprokisht, që edhe atyre mund t’ua kushtëzojë lëvizjen e lirë. Sikur që Serbia po ua kushtëzon qytetarëve tanë pa asnjë pretekst”, tha ai.

Duke folur për thirrjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së që të shmanget kalimi nëpër Serbi, Ibishi u shpreh se një rekomandim i tillë është i arsyeshëm për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

“Tash janë disa çështje. Organizata e Veteranëve të Luftës kanë apeluar se duhet t’i ikin pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çka është me vend, se ata qysh nga paslufta kanë filluar me shpalljen e fletarresteve gjithandej për pjesëtarët e UÇK-së së Kosovës dhe gjithsesi ata do të ndërmarrin masa duke pretenduar procese të ndryshme”, tha ai.

Sipas Ibishit, qytetarët e tjerë nuk është e nevojshme ta shmangin patjetër tranzitin nëpër Serbi, por duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë udhëtimit.

“Por për qytetarët e tjerë asesi mos t’i ikin atij destinacioni, por të jenë të kujdesshëm. Postimet e ndryshme që i bëjnë, shërbimi i inteligjencës së Serbisë po i përcjell, edhe ajo po është gjithkund në bashkëpunim me policinë, po bën ndalime, maltretime, paraburgime e të tjera”, tha ai.

Ai komentoi edhe rastin e publikuar nga avokati Arianit Koci, sipas të cilit një qytetar nga Kosova pretendon se është detyruar t’u japë 2 mijë euro policëve serbë për të shmangur arrestimin.

“Ndërsa ky rasti i fundit që ndodhi, rreth asaj mendoj që është çështje korruptive e policisë së Serbisë, e cila në rastin konkret s’ka pasur kurrfarë baze t’ia kërkojë 2 mijë euro. Për çfarë arsye? Domethënë ndoshta ajo është çështje e vendimit të gjykatës, s’është një vendim administrativ apo gjobë. Nuk ka ajo gjobë, për çfarë arsye apo mbi çfarë preteksti”, tha ai.

Ibishi përsëriti se Bashkimi Evropian duhet të marrë masa ndaj veprimeve të autoriteteve serbe, duke paralajmëruar se kjo situatë mund të prodhojë edhe reciprocitet.

“Por normal edhe duhet t’i apelojmë Bashkimit Evropian që të ndërmarrë masa ndaj Serbisë, se këta po kanë lëvizje të lirë gjithandej, madje edhe në Kosovë, dhe kjo do të shkojë në masa të reciprocitetit. Tash s’po them unë që duhet të ndërmerren masa ndaj qytetarëve të Serbisë, por realiteti është që Serbia në mënyrë arbitrare po i ndalon qytetarët tanë pa kurrfarë baze, duke i arrestuar, duke u caktuar mbajtje policore, paraburgime e masa të tjera, e në fund po i lëshon pa vendim gjyqësor”, tha ai.

Më 1 korrik, në pikëkalimin kufitar në Mutivodë, u arrestua Osman Selmani. Edhe pse institucionet serbe fillimisht e paraqitën atë si ish-ushtar të UÇK-së, Organizata e Veteranëve të Luftës sqaroi të premten se Selmani nuk figuron të ketë qenë pjesë e UÇK-së dhe u bëri thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë.

Nga ana tjetër, avokati Arianit Koci ka njoftuar se një qytetar nga Kosova pretendon se është detyruar t’u japë 2 mijë euro policëve serbë në pikën kufitare Batrovc/Bajakovo. Sipas tij, ai ishte kërcënuar me arrestim dhe paraburgim, pasi gjatë kontrollit në telefonat e fëmijëve të tij ishin gjetur fotografi me flamurin shqiptar dhe të UÇK-së.


Shtuar 6.07.2026 11:15

grandpashabet girişTulipbetHoliganbetBetinegoldenbahisHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetBelugabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomberlinbetjojobetcasibomcasibom girişchild pornBetpasimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetciobetcio giriş