Hoti paralajmëron izolim të Kosovës, teksa Serbia thellon lidhjet strategjike me Amerikën

Deputeti i ardhshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka ngritur shqetësime mbi atë që ai e quan ngecje në marrëdhëniet strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke vënë në kontrast këtë situatë me ecurinë e Serbisë.

Të lidhura

None found

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoti vuri në dukje pezullimin e vazhdueshëm të dialogut strategjik Kosovë-SHBA, pavarësisht se, sipas tij, kosovarët janë populli më proamerikan në rajon e më gjerë.

Ai shtoi se në anën tjetër, Serbia pritet të fillojë të premten ciklin e parë të dialogut të saj strategjik me Uashingtonin.

“Populli më proamerikan në rajon dhe më gjerë, ai i Kosovës, e ka dialogun strategjik me SHBA-në të bllokuar. Krah për krah, fqinji ynë verior po hap këtë të premte kapitullin e parë të këtij dialogu”, ka shprehur Hoti.

Ish-ministri kritikoi gjithashtu refuzimin e Kosovës për t’iu bashkuar rrjetit rajonal të gazit, një iniciativë që synon të shpërndajë gazin amerikan dhe të reduktojë varësinë e Ballkanit nga burimet energjetike ruse.

Sipas vlerësimit të tij, ndërsa Kosova i ka kthyer shpinën kësaj nisme, Serbia tashmë ka nënshkruar kontrata madhore energjetike, duke përfshirë edhe blerjen e gazit të lëngshëm amerikan.

Deputeti i LDK-së paralajmëroi se përjetësimi i këtij qëndrimi rrezikon ta izolojë Kosovën në planin ekonomik dhe politik, duke humbur shanse të vyera për të forcuar aleancën strategjike me SHBA-në dhe për të garantuar pavarësinë energjetike.


Shtuar 14.07.2026 12:54

MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş