Hamza nuk përjashton rishikimin e qëndrimit të PDK-së për Presidentin pas 16 shtatorit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, nuk e ka përjashtuar mundësinë që PDK-ja ta rishikojë qëndrimin për zgjedhjen e Presidentit pas zhvillimeve politike të 16 shtatorit.

Të lidhura

None found

Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të partisë, Hamza tha se zhvillimet e fundit kanë krijuar rrethana të reja, të cilave PDK-ja do t’ua përshtatë qëndrimet e saj. Sipas tij, çështja nuk lidhet vetëm me të kaluarën apo me individë të caktuar, por me shtetin dhe të ardhmen e tij.

I pyetur nëse PDK-ja do të mbështeste një kandidat për President të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Hamza u shpreh se nuk mund të japë përgjigje për një mundësi hipotetike pa pasur më parë një propozim konkret.

Ai bëri të ditur se është takuar me kryetarët e tri partive politike, përkatësisht me zotin Kurti, zotin Avdixhiku dhe zotin Gjini, dhe se është i gatshëm për takime të tjera. Hamza tha se komunikimi ndërmjet liderëve është i natyrshëm kur diskutohen tema dhe situata me rëndësi për vendin.

Duke folur për Dhomat e Specializuara, Hamza vlerësoi se draftligji i propozuar trajton deri në një masë shqetësimet e ngritura lidhur me këtë gjykatë. Ai tha se për hartimin e tij janë konsultuar ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm me përgatitje të lartë profesionale.

Sipas Hamzës, drafti parasheh që procesi i apelit të zhvillohet në këtë gjykatë, për t’i dhënë asaj edhe një mundësi për të marrë një vendim të drejtë. Ai shtoi se deputetët kanë rolin e tyre në trajtimin e ligjit.

PDK-ja ka kërkuar shqyrtim institucional të kornizës ligjore të Dhomave të Specializuara, si dhe mbështetje të plotë institucionale për mbrojtjen juridike dhe procesin gjyqësor në apel. Hamza njoftoi se Këshilli Drejtues e ka miratuar unanimisht një deklaratë që përfshin këtë kërkesë.

Ai tha se partia e ka proceduar ligjin në Kuvend dhe po kërkon mbështetjen e partive të tjera politike, në mënyrë që ai të trajtohet dhe të hyjë në fuqi sa më shpejt. Sipas Hamzës, kjo çështje i tejkalon kufijtë e një mandati, të Kuvendit, Qeverisë, Presidentit dhe të një partie politike, ndaj kërkon përkrahje të gjerë juridike e institucionale.

Hamza theksoi se UÇK-ja është më e madhe se PDK-ja dhe se partia nuk ekzistonte kur UÇK-ja u themelua dhe veproi për lirinë e pavarësinë. Ai përsëriti gjithashtu se do të mbështesë organizimet qytetare dhe protestat kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sa i përket ndihmës institucionale, Hamza tha se ajo duhet të përfshijë buxhet të mjaftueshëm, si edhe ndryshimin e plotësimin e udhëzimit administrativ, në mënyrë që mbrojtja të jetë e barabartë me Prokurorinë dhe gjykatën gjatë këtij procesi.


Shtuar më 25.09.2026 20:39

sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet