Gjilan: Gruaja dyshohet se u shty drejt një akti ekstrem, në gjendje të rëndë shëndetësore

Një rast i rëndë ka ndodhur fundjavën që lamë pas në Gjilan, ku një grua dyshohet se u shtyt drejt vetëvrasjes, në rrethana e motive akoma të paqarta.

Fatmirësisht viktima ka shpëtuar, por me lëndime trupore. Ajo fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit, por për shkak të gjendjes shëndetësore është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas informacioneve të para, posa ngjarja është denoncuar, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është inicuar rasti si ” Shtytja në vetëvrasje”.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Gjilanit.

Kjo vepër penale sanksionohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës me burgim, por nëse ka vetëm tentim, dënimi zbutet.


Shtuar 2.02.2026 12:17