Gjesti bamirës që ka mbajtur të fshehtë, Adelina Ismaili ka dhuruar 12 shtëpi për të varfrit

Ajo prej vitesh është një nga emrat më të komentuar në tregun muzikor shqiptar. Është fjala për këngëtaren e dashur për publikun, Adelina Ismaili, e cila tashmë prej disa kohësh bën edhe rolin e moderatores.

Por së fundmi, diva e muzikës shqiptare po komentohet shumë, pasi ka bërë disa veprime humanitare për 12 familje.

Falë kontributit të Adelinës, 12 familje janë bërë me shtëpi. Këtë më pas e ka konfirmuar edhe vetë këngëtarja, pasi në rrjetet e saj sociale ka publikuar një lajm ku flet pikërisht për gjestin e saj të bukur.

Nga ana tjetër, edhe motrat e saj Ema dhe Zanfina thuhet se njihen për bamirësi por që nuk i bëjnë publike.\


Shtuar 15.04.2021 15:45