Arben Gashi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka komentuar gjendjen e krijuar në Kuvendin e Kosovës.
Të lidhura
None found
Në një reagim në Facebook, ai deklaroi se Kuvendi po i afrohet përplasjeve fizike, teksa këmbëngulja për ta mbajtur të bllokuar po vazhdon.
Gashi vlerësoi se, në këtë çast kritik, mungon një qëndrim i prerë dhe i qartë nga LDK-ja.
“Në të vërtetë, ajo që po i mungon Kosovës është LDK-ja dhe fryma Rugoviane. Kur institucionet mbeten të bllokuara dhe tensionet shtohen, vendit i nevojiten më shumë dialog, maturi, shtet dhe Republikë. Ka ardhur koha që LDK-ja të flasë”, u shpreh Gashi.
