Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se pjesëtarë të saj kanë përmbyllur me sukses trajnimin për snajper, në funksion të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe avancimit të aftësive profesionale të personelit ushtarak.
Në një postim të publikuar në Facebook, bëhet e ditur se ky trajnim ishte i orientuar drejt certifikimit të pjesëtarëve si snajperistë operativë, të aftë të veprojnë sipas standardeve moderne ushtarake dhe të përdorin sisteme të ndryshme armësh në misione të ndryshme operative.
Të lidhura
None found
“Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan aftësi në qitje precize, taktika fushore, kamuflim, vëzhgim, lëvizje taktike dhe zbatimin e procedurave operacionale në terren”, thuhet në njoftim.
Më tej, sipas njoftimit, Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon të investojë në zhvillimin profesional dhe operacional të personelit të saj, duke rritur gatishmërinë dhe kapacitetet e forcës në përputhje me standardet më të larta ushtarake.
