Ditën e djeshme, qytetarët e Kosovës kanë votuar për kryetarët e ardhshëm të komunave.
Po ashtu, një numër i madh figurash të njohura të botës së ekranit janë parë në qendrat e votimit për të shprehur vullnetin e tyre të lirë me votë.
Një ndër ata ka qenë edhe Fjolla Morina, e cila ka votuar në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.Pas votimit, ajo ka dhënë një prononcim për mediat duke thënë se e ka kryer obligimin e saj qytetare.
Mirëpo, po ajo vetë a ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës?
“Ka raste që e kam menduar, por më mirë jo. Ndoshta mundet me ndodhë ndonjëherë më vonë, pse jo”, ka thënë ajo duke mos përjashtuar mundësinë se një gjë e tillë mund të ndodhë.
Fjolla është duke e shijuar lirinë që pas daljes nga paraburgimi. Megjithëse është komentuar për jetën e saj private, këngëtarja duket se po e shijon në maksimum këtë periudhë.
Më herët, Morina publikoi në InstaStory disa imazhe, ku shihej teksa i nënshtrohej disa ndërhyrjeve estetike.
“Ka ardh koha mu zbukuru” , u shpreh këngëtarja.
Sjellim në vëmendje se pak javë më parë, Fjolla Morina fitoi lirinë, pas refuzimit të vendimit për ekstradimin e saj në Shqipëri.