Supremja i hedh poshtë pesë ankesat, i hapet rruga certifikimit të rezultateve

Gjykata Supreme e Kosovës ka shqyrtuar pesë ankesa administrative të paraqitura ndaj vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që lidhen me rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Të pesë ankesat janë refuzuar si të pabazuara.

Përmes aktgjykimit AA.nr.29/2026, Supremja e ka rrëzuar si të pabazuar ankesën e Listës Serbe, të ushtruar kundër vendimit të PZAP-së, ZP.Anr.56/2026.

Në ankesën e saj, Lista Serbe kishte pretenduar se subjekti politik “GI – Za Slobodu, Pravdu i Opstanak” (ZSPO) e kishte fituar mandatin e rezervuar për komunitetin serb kryesisht falë votave të marra në komuna dhe vendvotime me shumicë shqiptare, duke argumentuar se në këtë mënyrë ishte cenuar qëllimi kushtetues i përfaqësimit autentik të komunitetit serb.

Gjykata Supreme ka vlerësuar se këto pretendime nuk qëndrojnë. Sipas arsyetimit të saj, Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme e përcaktojnë votën si personale, të barabartë, të lirë dhe të fshehtë, ndërsa Lista e Votuesve nuk përmban të dhëna për përkatësinë etnike të votuesve. Si rrjedhojë, nuk ka bazë ligjore që vlefshmëria apo efekti juridik i një vote të kushtëzohet nga përkatësia etnike e votuesit ose nga përbërja demografike e vendbanimit ku ajo është hedhur.

Po ashtu, Gjykata ka konstatuar se ankuesi nuk kishte sjellë prova konkrete që do të dëshmonin manipulim të votave apo ndonjë parregullsi tjetër zgjedhore me ndikim në rezultat. Sipas Gjykatës, pretendimet ishin mbështetur në supozime dhe krahasime statistikore, të cilat nuk përbëjnë bazë ligjore për ndërhyrje në rezultatin zgjedhor. Gjithashtu, u vlerësua se vetë subjekti politik që kishte fituar mandatin e kontestuar është subjekt i regjistruar për përfaqësimin e komunitetit serb, ndaj nuk mund të konsiderohet se është cenuar mekanizmi kushtetues i vendeve të garantuara.

Me aktgjykimin AA.nr.30/2026, Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar edhe ankesën e kandidates Emilija Rexhepi, nga subjekti politik Nova Demokratska Stranka (NDS), të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, ZP.Anr.57/2026.

Rexhepi kishte kundërshtuar vendimin e PZAP-së duke pretenduar se ekzistonte mospërputhje mes strukturës demografike të vendbanimit dhe rezultatit zgjedhor, dhe kishte kërkuar anulimin e këtyre votave për efekt të ndarjes së mandatit të garantuar për komunitetin boshnjak.

Gjykata ka vlerësuar se pretendimet e ankueses mbështeteshin në interpretime statistikore dhe demografike, të cilat nuk paraqesin bazë ligjore për të kontestuar vlefshmërinë e votave apo rezultatin zgjedhor. Sipas saj, legjislacioni zgjedhor i Republikës së Kosovës nuk e njeh strukturën etnike të popullsisë si kriter për vlerësimin e ligjshmërisë së votimit ose të rezultateve zgjedhore.

Supremja ka theksuar gjithashtu se Lista e Votuesve nuk përmban të dhëna për përkatësinë etnike të votuesve, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mbledh, administron dhe as përpunon të dhëna të tilla. Për pasojë, nuk ekziston bazë ligjore që fletëvotimet të shpallen të pavlefshme mbi supozime që lidhen me përkatësinë etnike të votuesve.

Kolegji i Gjykatës Supreme ka vlerësuar më tej se ankuesja nuk kishte paraqitur prova të qarta dhe bindëse për manipulim votash, ndërhyrje në procesin e votimit, cenim të zinxhirit të sigurisë apo shkelje të procedurave zgjedhore, siç parashihet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Në aktgjykimin AA.nr.31/2026, Gjykata Supreme ka rrëzuar si të pabazuar edhe një tjetër ankesë të kandidates Emilija Rexhepi, nga Nova Demokratska Stranka (NDS), të dorëzuar kundër vendimit të PZAP-së, ZP.A.nr.58/2026.

Në këtë rast, ankuesja kishte kërkuar verifikimin e ligjshmërisë së përdorimit të votave të fituara nga subjekti politik Za Slobodu, Pravdu i Opstanak (ZSPO) në gjashtë qendra votimi në Komunën e Prizrenit. Ajo pretendonte se këto vota ishin marrë në vendbanime me shumicë të komunitetit boshnjak dhe se kjo duhej të verifikohej për mbrojtjen e vendeve të garantuara për komunitetin serb.

Gjykata Supreme ka vlerësuar se vendimi i PZAP-së ishte i drejtë dhe i mbështetur në ligj, pasi legjislacioni zgjedhor nuk e lidh vlefshmërinë e votës me përkatësinë etnike të votuesit dhe nuk ekziston asnjë bazë kushtetuese apo ligjore që votat të vlerësohen sipas strukturës etnike të një vendbanimi.

Sipas Gjykatës, e drejta e votës është individuale dhe secili qytetar ka lirinë të votojë për subjektin politik që zgjedh, pavarësisht përkatësisë etnike.

Po ashtu, Gjykata ka rikujtuar se Kushtetuta garanton njëkohësisht të drejtën individuale të votës dhe mekanizmin e vendeve të garantuara për komunitetet jo-shumicë, por këto garanci nuk u japin organeve zgjedhore apo gjykatave të drejtën të kategorizojnë votat sipas përkatësisë etnike të votuesve apo të nxjerrin përfundime mbi vlefshmërinë e tyre në bazë të të dhënave demografike.

Gjykata ka konstatuar gjithashtu se ankuesja nuk kishte ofruar prova konkrete për manipulim të fletëvotimeve, ndërhyrje në materialin zgjedhor apo ndonjë shkelje tjetër të procesit zgjedhor. Sipas saj, një mospërputhje statistikore mes strukturës demografike të vendbanimeve dhe numrit të votave të marra nga një subjekt politik, në mungesë të provave për parregullsi zgjedhore dhe të një baze të qartë ligjore, nuk mund të prodhojë pasoja juridike mbi vlefshmërinë e votave ose rezultatin zgjedhor.

Me aktgjykimin AA.nr.32/2026, Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Bekim Haxhiut, kandidat për Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, ZP.Anr.54/2026.

Haxhiu kishte pretenduar se vendimi i PZAP-së ishte mbështetur në konstatim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, në zbatim të gabuar të së drejtës materiale dhe procedurale zgjedhore, si dhe se i ishin cenuar të drejtat kushtetuese për t’u zgjedhur, barazia procedurale dhe e drejta për mjet juridik efektiv.

Ai kishte kërkuar rinumërimin e plotë të votave preferenciale të kandidatëve të PDK-së në vendvotimet që nuk ishin përfshirë në mostrën prej 185 vendvotimeve.

Gjykata Supreme ka vlerësuar se ankuesi nuk kishte paraqitur prova të mjaftueshme që do ta arsyetonin një rinumërim të plotë, ndërsa raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërimin e 185 vendvotimeve nuk përbënte bazë të mjaftueshme për një veprim të tillë.

Sipas Gjykatës, korrigjimet e evidentuara apo të pasqyruara në raport nuk krijojnë bazë objektive për të përfunduar se procesi i numërimit ishte karakterizuar nga parregullsi sistematike. Natyra dhe shpërndarja e këtyre korrigjimeve, sipas vlerësimit të saj, tregojnë se ato kanë qenë sporadike dhe nuk kanë arritur një shkallë të tillë që do të cenonte besueshmërinë e rezultatit përfundimtar apo integritetin e procesit të numërimit.

Ndërkaq, me aktgjykimin AA.nr.33/2026, Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit për deputet Qëndrim Kryeziu, nga Subjekti Politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-se, ZP.Anr.55/2026.

Kryeziu kishte pretenduar se PZAP gabimisht e kishte trajtuar ankesën e tij si çështje tashmë të gjykuar, megjithëse, sipas tij, ankesa ngrinte një çështje më të gjerë për besueshmërinë e rezultatit përfundimtar të listës së PDK-së. Ai kishte argumentuar se ndryshimet e evidentuara te 90 nga 110 kandidatët e PDK-së, në një kohë kur ishte verifikuar vetëm një pjesë e vogël e votave, ngrinin dyshime për saktësinë e rezultatit përfundimtar. Gjithashtu, ai kishte pretenduar se raporti i KQZ-së dëshmonte ekzistencën e një defekti sistematik në procesin fillestar të numërimit dhe kishte kërkuar rinumërimin e plotë të votave preferenciale të kandidatëve të PDK-së, si dhe pezullimin e certifikimit të rezultatit zgjedhor deri në përfundimin e këtij procesi.

Pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, Gjykata Supreme konstatoi se PZAP i kishte trajtuar në mënyrë të rregullt pretendimet e ankuesit dhe kishte ardhur në përfundimin se ankesa ishte e pabazuar. Gjykata vlerësoi se pretendimet e paraqitura mbështeteshin në të njëjtat të dhëna dhe rezultate të rinumërimit që ishin shqyrtuar edhe më parë, ndërsa raporti i KQZ-së nuk provonte ekzistencën e parregullsive sistematike që do të impononin rinumërim të plotë të votave. Po ashtu, u vlerësua se rinumërimi i 185 vendvotimeve ishte kryer në kuadër të mekanizmave të kontrollit të paraparë nga legjislacioni zgjedhor dhe jo si rezultat i konstatimit të parregullsive sistematike në procesin e numërimit.

Në përfundim, Gjykata Supreme vlerësoi se vendimet e PZAP-së janë marrë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ndërsa pretendimet ankimore nuk janë mbështetur me prova bindëse që do të justifikonin ndërhyrje në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.


Shtuar 7.07.2026 16:18

jojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetTulipbetnorabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoPerabetcasibomJojobetmeritkingjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio girişjojobetGalabet