Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Edita Ramadani, ka sjellë në jetë një tjetër vajzë.
Thuhet se Edita ka lindur në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ku edhe foshnja e porsalindur gëzon tashmë direkt nënshtetësi amerikane.
Kujtojmë se stilisti i njohur nga Kosova dhe Edita janë prindër edhe të një vajze më të madhe të quajtur, Bella. Çifti janë të martuar prej gati katër vitesh dhe jetojnë së bashku në Prishtinë.