Federata Spanjolle e Futbollit ka ndryshuar mënyrën e raportimit për Kosovën.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, “La Roja” i është drejtuar Kosovës me emrin Kosovë dhe jo si territor siç e kishte bërë më herët.
Kjo vjen në ditën e ndeshjes, pas presioneve të shumta që kishte që nga dita kur është hedhur shorti.
Gjithashtu, raportohet se në ndeshjen që zhvillohet në “La Cartuja” do të intonohet himni dhe është vendosur tashmë flamuri i Kosovës.
? ¡¡ÚLTIMO PARTIDO DE LA CONCENTRACIÓN!!
⚽ ESPAÑA – Kosovo
? Fase de Clasificación para #Catar2022
? La Cartuja de Sevilla
? Sevilla
? 20:45 (hora peninsular española)
? @La1_tve #SomosEspaña #SomosFederación pic.twitter.com/7xVJlcLUpl— Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) March 31, 2021