Prishtinë, vijon për të 14-ën natë protesta në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

Protestuesit u mblodhën edhe në natën e 14-të në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke shprehur mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tubimi u zhvillua nën moton “Jo në emrin tim”.

Të lidhura

None found

Gjatë ditëve të fundit, protesta të ngjashme janë mbajtur jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të Kosovës. Pjesëmarrësit kanë kundërshtuar aktgjykimin dhe kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Dokumenti mori 99 vota për, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.

Përmes deklaratës, Kuvendi shpreh shqetësim lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë, mungesën e transparencës dhe shkeljen e standardeve për një gjykim të drejtë.

Deputetët e konsiderojnë të papranueshëm konstatimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal, si dhe përgjegjësinë që, mbi bazën e këtij përfundimi, i është atribuuar secilit prej tyre.

Njëkohësisht, Kuvendi u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe pastërtisë së luftës çlirimtare. Në deklaratë kërkohet gjithashtu përgatitja e një strategjie të përbashkët shtetërore, e cila të përfshijë hapa juridikë, institucionalë dhe diplomatikë.


Shtuar më 29.09.2026 21:46

sultanbeyli escortCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetjojobetjojobet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetcasibombahsegeljojobetbahsegelsekabetmarsbahisholiganbet